Një aksident i rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e Genovas në Itali.
Mediat raportojnë se një djalë 12 vjeç u përplas nga ambulanca, teksa i mituri po kalonte rrugën për të shkuar për në shkollë.
Ambulanca, raportohet se ka qenë me shpejtësi dhe me sirena të ndezura.
I mituri është transportuar për në spital, ku është intubuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë./vizionplus.tv





