Enkelejd Alibeaj kërkon që ligji për amnistinë i cili pritet të votohet sot në Kuvend, të rikthehet për shqyrtim në komisionin e ligjeve.
Alibeaj tha sot nga foltorja e Kuvendit se është me rëndësi që të analizohen 4 amendamenetet lidhur me amnistinë penale.
Lexo edhe :
Alibeaj: Kjo pamje sot ku të gjithë heshtin dhe bëhen gati të miratojnë është një akt që përmban brenda amoralitetin më të rënd politik. Në këtë parlament e për këtë arsye lënë gjithçka mënjanë për të ruajtuar karrigen e tyre. Unë e kuptoj fare mirë se asnjëri këtu në sallë nuk i hapet barku për të dënuarit. Me amnistinë që po bëheni gati të votoni në heshtje dhe pa parë ato amendemanete që duhehsin analizuar, i sakrifikuari i madh është drejtësia. Ndaj ju kryetare duhet të bëni transprencë duke e rikthyer edhe një herë te Komison ligjeve, që publiku të kuptjë se ç’po punohet në këtë parlament. Minimumi kthemi amnistinë sërsh te komisioni ligjeve, ta diskutojmë dhe ta bëjmë transparente për publikun. Janë së paku në dijeninë time katër amendamemnte, tre godasin SPAKU, hajde ti shohim nëse janë në interes të drejtësië.
/vizionplus.tv/






