E shtunë, 17 Tetor 2026 Diagnozë deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Po rregullonte çatinë, por preku telat e energjisë, i zoti i shtëpisë në gjendje të rëndë

Një person në Maliq, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në banesën e tij

Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga gazetari i Vizion Plus Tonin Frroku mësohet se i zoti i shtëpisë po rregullonte çatinë ndërsa ka prekur tela të energjisë elektrike.

I lënduari po transportohet drejt spitalit të Korçës, ndërsa burime bëjnë me dije se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë