E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Po riparonte defektin në zetor, e zë poshtë mjeti, humb jetën 60 vjeçari në Fier

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në fshatin Grecalli të Fierit.

Një fermer 60-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi dyshohet se është zënë poshtë nga zetori, teksa ishte duke kryer shërbime xhenierike poshtë mjetit.

Reklamë

Agron Sukulli është gjetur i pajetë nga fqinjët, poshtë gomës së zetorit, pranë banesës së tij.

“Rreth orës 09:30, në fshatin Grecalli, shtetasin A. S., rreth 60 vjeç, dyshohet se duke kontrolluar mjetin bujqësor që kishte në pronësi, e ka zënë rrota e mjetit. Si pasojë ai ka humbur jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë