Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin tha se kryeministrin Edi Rama do e kujtojnë më shumë për “çorapet sesa për idetë e tij”.
Sipas Vulit, nëse Rama do të interesohej për paqen në rajon, nuk do të lavdëronte UÇK-në.
Ai tha gjithashtu se shqiptarët janë popull i nderuar dhe se ai kurrë nuk do t’i identifikonte ata me Ramën.
“Nëse Rama do të interesohej për paqen në rajon, ai nuk do të lavdëronte vrasësit ashtuquajturit UÇK. U përpoq të përcaktonte kush do të qeveriste Malin e Zi. Nëse ai do ta dinte se çfarë është të kesh fytyrë, Rama nuk do të përpiqej të paraqiste manastiret serbe në Kosovë dhe Metohi si trashëgimi të popullit të tij në librat shkollorë zyrtarë të shtypur nga qeveria e tij. “Shqiptarët” janë një popull i nderuar dhe kurrë nuk do t’i identifikoja ata me Ramën. Vetëm në botën e cicërimave dhe imitimeve, Ramën, e kujtojmë më shumë për çorapet e tij sesa për idetë e shkëlqyera”, shkruan Vulin, transmetojnë mediat serbe.
Ky reagim erdhi pak orë pasi kryeministri Edi Rama i kërkoi shpjegime presidentit serb Aleksandër Vuçiç mbi deklaratën e bërë pak ditë më parë nga ministri Vulin, i cili tha se mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Kosovë është një përpjekje për të krijuar “Shqipërinë e Madhe”.





