E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 31 minuta më parë
Kronikë

Po punonte tokën me frezë, fermerit i shpërthen granata

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në fshatin Shqitas të Maliqit.

Sipas informacioneve nga policia, një 39-vjecar ka qënë duke punuar tokën me një mjet bujqësor tip frezë në momentin që ka rënë në kontakt me një granatë të vjetër, të groposur në tokë.

Fermeri është transportuar drejt spitalit, ndërkohë që burime spitalore bëjnë me dije se 39-vjeçari ka marrë dëmtime në dorë.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë