E martë, 6 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Po punonte në një pallat tek “Kodra e Diellit”, dëmtohet në kokë 26-vjeçari

Një punëtor 26-vjeçar ka mbetur i lënduar mbrëmjen e kësaj të enjteje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:16, tek “Kodra e Diellit”, në një pallat në ndërtim.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale Nj.Sh, i cili u dëmtua në kokë, teksa po punonte. Mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë