E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Po punonte me autokombajnë, 22-vjeçari në Dimal bie në kontakt me rrymën elektrike

Një 22-vjeçar nga fshati Konisbaltë në Dimal është goditur nga një rrymë e fortë elektrike dhe ndodhet në gjendje të rëndë në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit.

 

Reklamë

 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pashalli, ku 22-vjeçari Bojken Danushi mësohet se ishte duke punuar me autokombajnë në fshatin Pashalli.

Reklamë

 

“Rreth orës 12:30, në fshatin Pashalli, shtetasi B. D., 22 vjeç, banues në Konesbaltë, duke punuar me autokombajnë, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. 22-vjeçari është transportuar në Spitalin Rajonal Berat, ku po merr mjekim. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë