Subscribe

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka qeshur ndërsa Monika Kryemadhi mbante fjalimin në mbledhjen  e KDK-së.

Duke sulmuar njerëzit pranë Metës se po e përdorin nepotizmin për të larguar njerëz nga partia, Kryemadhi, tha se ai nuk duhet të propozojë në poste drejtuese as Silva Cakon se e ka nga Skrapari.

Lexo edhe :

Related Posts

Pas deklaratave të kryemadhit për krahinizmin, Ilir Meta ka nisur të qeshë.

Në një parti politike nepotizmi nuk është fatkeqësi, sepse partia jonë e ka bazën dhe vlerën te familja. Ne besojmë te prindi, ne besojmë te familja, ke nëna ke babai, ke motra ke vëllai, ke bashkëshorti, bashkëshortja. Institucioni i familjes ndërton shtetin. Një parti e fortë si institucion është shumë më e fortë se parti individi. Largojini njerëzit sepse nuk do t’i flini më. Jam shumë kurioze për grupin statutit, si do të ndodhë me krahinalizmin., A do ta propozojë Ilir Meta, Silva Cakon? Se është krahinalizëm. A do ta propozojë Ilir Meta një skraparlli tjetër edhe pse ka lindur në Tropojë? “, tha kryemadhi.

Pas kësaj deklarate Meta ka filluar të qeshë, duke krijuar ilaritet në sallë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *