Video · Politikë
“Po më sfidojnë”/ Rama: S’ka shans që forca të verbra të marrin peng të ardhmen!
Kryeministri Edi Rama komentoi nga Gjirokastra kaosin në Rinas.
Reklamë
Duke përmendur edhe njëherë se për shkak të bllokimit të punës nuk arritën as vaksinat e radhës, kreu i qeverisë e mori këtë si sfidë.
Ai tha para mediave se po tentohet të merret peng e ardhmja.
“Është e patolerueshme dhe e pajustifikueshme, pasi ne kemi humbur ngarkesën e djeshme të vaksinave, pasi kjo është një kohë ku realisht çdo sekondë vlen dhe ne nuk po lëmë minuta pa shfrytëzuar. Kjo është pak po e sigurt. Nuk ka shans që forca të verbra të së shkuarës që duan me çdo kusht të marrin peng të ardhmen të na ndalin në këtë proces, i kanë bërë llogaritë gabim dhe kanë marrë përsipër të sfidojnë kryeministrin.”
Më shumë video
Reklamë




