Po luante me shkrepëse dhe çakmak, 10-vjeçari i vë flakën banesës në Berat

Një banesë në Berat është përfshirë nga flakët këtë të premte. Shkak i zjarrit ishte pakujdesia e djalit të familjes, 10 vjeç, i cili duke luajtur me shkrepëse e çakmak në ballkon, i ka vënë flakën pa dashje lodrave të tij.
Zjarri ka përparuar me shpejtësi në të gjithë ballkonin në katin e dytë të pallatit, duke shkrumbuar tërësisht orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake që ndodheshin në ballkonin e përshtatur nga familja në dhomë gatimi. Flakët e zjarrit që ishin duke përparuar edhe brenda banesës , or edhe duke rrezikuar katet e sipërme të pallatit janë parë nga gjyshi i fëmijës 10-vjeçar,që ka njoftuar menjëherë zjarrëfikësen.
Reparti zjarrfikës ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit që rrezikonte edhe hyrjet e sipërme të pallatit. Në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodhej vetëm djali 10-vjeçar me gjyshin, të cilët kanë dalë jashtë pa lëndime dhe të tmerruar, ndërkohë që flakët përhapeshin me shpejtësi.




