E enjte, 8 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Po lirojmë të pafajshmit”/ Talebanët nxjerrin nga burgu islamistët, të burgosurit u puthin duart (VIDEO)

Mijëra të dënuar për përfshirje në grupet islamike si Al Kaeda dhe ISIS janë liruar nga talebanët.

 

Reklamë

Një video e postuar në një faqe interneti pro-talebanëve tregon militantët islamikë duke liruar të dënuarit nga burgun më i madh të Afganistanit, Pul-e-Charki në Kabul.

 

Reklamë

Më herët gjatë kësaj të diele talebanët liruan rreth 5,000 islamikë të ndaluar në bazën e vjetër amerikane në Bagram.

 

Në një postim, Zaid Hamid, një islamist nga Pakistani, vlerëson talebanët për veprimin e tyre, duke pretenduar se njerëzve të pafajshëm po u happen dyert e qelive.

 

“Talebanët hapin burgjet e regjimit të Kabulit dhe lirojnë mijëra të burgosur të pafajshëm. Kështu talebanët po fitojnë respekt dhe mbështetje brenda popullit afgan … duke sjellë paqe dhe drejtësi”, u shpreh ai.

 

Në video, të burgosurit shihen duke puthur duart e talebanëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë