Ndonëse të gjithë i njohin efektet negative të duhanpirjes, ende ka nga ata që zgjedhin t’i bëjnë dëm vetes vetëm për të tymosur një cigare.

 

Nikota e një cigareje të vetme qarkullon për rreth 8 orë në enët e gjakut dhe kërkon të paktën dyzet e dy deri në shtatëdhjetë e tetë orë të largohet nga sistemi juaj nëpërmjet metabolizmit, shkruan Living. Nënproduktet e nikotinës, do të qëndrojnë në trupin tuaj për njëzet a tridhjetë ditë, por mendoni sa shumë kohë ju duhet për të eleminuar të gjithë nikotinën dhe katranin e të gjitha cigareve që tymosni në një ditë.

 

Këto jane ushqimet që përshpejtojnë procesin e eleminimit të nikotinës, toksinave dhe elementëve të tjerë të dëmshmë.

 

Portokall
Vitamina C nxit eleminimin e nikotinës nga sistemi juaj.

 

Kivi
Pirja e duhanit ul nivelin e vitaminave A, C dhe E në trupin tuaj. Kivi ka shumë prej tyre dhe mund t’i zëvendësojë ato.

 

Karrota
Një efekt i dukshëm i pirjes së duhanit është dëmtimi i lëkurës. Karrota mund të riparojë lëkurën tuaj me vitaminat e saj (A, B, C dhe K).

 

Brokoli
Brokoli ka dy vitamina të rëndësishme (B5 dhe C) që sigurojnë mbrojtje për mushkëritë. Ajo gjithashtu rrit metabolizmin.

 

Spinaqi
Spinaqi është i pasur në vitamina dhe acid folik që i siguron organizmit mbrojte dhe i jep një shije të keqë cigareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *