Aksident me një të plagosur rëndë në fshatin Bregas të Bashkisë së Maliqit.

 

60-vjeçari me iniciale Ramadan Elmazi, banor i këtij fshati, në momentin e aksidentit ka qenë duke lëvizur në rrugën kryesore të fshatit me një mjet bujqësor me rimorkio ngarkuar me pleh organik.

 

Sipas ekspertëve të Policisë Rrugore, pjerrësia e madhe e rrugës së fshatit rrëzë Malit të Thatë duket se është bërë shkak i këtij aksidenti. I plagosuri ndodhet ne gjendje te rëndë në spitalin e Korçës.

 

Policia po heton për shkaqet e aksidentit, por edhe nëse 60-vjeçari ka qenë i pajisur me leje drejtimi dhe nësë mjeti bujqësor i është ushtruar kontrolli teknik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *