E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 54 minuta më parë
Rajoni

“Po lëmë pas errësirën”/ Rihapet Greqia, nis sezonin e turizmit

Duke filluar nga kjo e premte, Greqia do të heqë shumicën e masave kufizuese kundër COVID. Tashmë qytetarët kanë mundësi që të qarkullojnë duke mos respektuar orën policore. Me heqjen e masave, Greqia fillon sezonin e saj të turizmit.

 

“Ne lëmë pas retë e errëta të frikës dhe pasigurisë”, tha ministri i Turizmit, Harry Theoharis, duke shtuar se turizmi do të sjellë një rritje të të ardhurave shumë të nevojshme pas një sezoni të mjerueshëm vitin e kaluar.

 

Reklamë

“Ne po shpresojmë për një sezon të mire. Uroj që njerëzit të zgjedhin vendin dhe ishujt tonë”, tha një sipërmarrës.

 

Sipas qeverisë, kushdo që udhëton në ishujt grekë duhet të tregojë një certifikatë vaksinimi ose një rezultat negativ të testit Covid-19.

Vazhdo të lexosh

Reklamë