Një çift shqiptar në Greqi ka humbur jetën në mënyrë tragjike, si pasojë e një aksidenti rrugor.

 

Mediat greke raportojnë se viktimat ishin duke u kthyer në Greqi pas pushimeve në vendlindje me fëmijët e tyre të moshës 26 dhe 10 vjeç, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar me lëndime të lehta.

 

Si ndodhi aksidenti

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ionia Odho”, kur burrë e grua dolën nga makina për të parë se çfarë defekti kishte mjeti me të cilin po udhëtonin.

 

Në momentin që çifti doli nga makina një mjet tjetër përplasi makinën e tyre, duke tërhequr zvarrë çiftin shqiptar.

 

E gjithë ngjarja ndodhi në sy të fëmijëve të çiftit, të cilët ndodheshin brenda makinë.

 

Për fat të mirë fëmijët 20 dhe 10 vjeç kanë marrë lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.