Një 32-vjeçar, i identifikuar si S.D është kërcënua me armë nga disa persona që lëviznin në drejtim të kundërt me të. Ngjarja ndodhi në afërsi të shinave të trenit në lagjen nr.6 në Laç, ku autorët qëlluan me armë zjarri në ajër.

Pas kësaj ngjarjeje, i riu ka njoftuar uniformat blu, të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Nga veprimet paraprake hetimore të kryera, rezultoi që i riu nuk pësoi lëndime.

Në vijim të hetimeve, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar, por për shkak të hetimeve nuk bëhen me dije identitetet e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *