Subscribe

Një aksident i rëndë ka ndodhur në oret e para te mëngjesit në rrugën Milot- Mamurras, prane mbikalimit te Sanxhakut.

 

Një autoveture taksi e cila po udhetonte ne drejtim te Rinasit ka dale nga rruga duke u perplasur me nje objekt.

 

Si pasojë, humbi jetën 56-vjeçarja Prena Gjetani, ndërsa u plagosën dy nipërit e saj të mitur, nusja e djalit si dhe shoferi.

 

Ata u dërguan me urgjencë drejt spitalit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Katër anëtarët e familjes Gjetani mësohet se ishin duke udhëtuar në drejtim të aeroportit të Rinasit. Shkak për aksidentin besohet se u bë përgjumja e drejtuesit të taksisë.

 

Kurbin / Informacion paraprak

Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Milot – Mamurras, në afërsi të Mbikalimit të Sanxhakut, shtetasi L.D. 40 vjeç, drejtues mjeti Taxi, ka humbur kontrollin mbi drejtimit e automjetit të tij, duke dalë jashtë rruge.

Si pasojë, ka ndërruar jetë shtetasja P.Gj. 56 vjeçe, e cila ishte pasagjere, si dhe janë lënduar drejtuesi i mjetit me 3 pasagjerët e tjerë, shtetasen A.Gj. 30 vjeçe dhe 2 fëmijë, që ndodhen në spital nën kujdes mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *