Po i vendoste tritol makinës, humb jetën 24-vjeçari në Elbasan, i shpërtheu lënda plasëse në duar
Një 25- vjeçar, humbi jetën mëngjesin e kësaj të marte në Elbasan , pasi i shpërtheu tritoli që po ja vendoste në makinë Renato Çepës, me të cilin sipas policisë kishte patur një konflikt të vjetër.
I riu i identifikuar si Kristi Balukja, ishte duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip “Volksëagen”, në pronësi të Renato Çepës, rreth orës 4 të mëngjesit, por lënda eksplozive i shpërtheu dhe për pasojë 25- vjeçari mori plagë të rënda të cilat i shkaktuan vdekjen.
Autori dhe shënjestra kishin patur një konflikt fizik pak kohë më parë, dhe pas kësaj i riu Kristi Balukja vendosi të ndërmerrte hapin ekstrem, por mbeti viktimë e kurthit që ngriti vetë.
Ndërkohë sipas policisë Renato Çepa, shënjestra e atentatit, njihet në Elbasan dhe si “Kel Llumi”. Ai rezulton person me precedentë penalë në fushën e lëndëve narkotike.
Po ashtu 40-vjeçari rezulton i skeduar nga policia për lidhje me Emiljano Ramazanin i vrarë katër vite më parë si edhe me personazhe të tjera të botës së krimit. Emiljano Ramazani ka qenë një eksponent i krimit në qytet, që njihej për lidhjet e tij me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Ndërkohë policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, për të zbardhur të gjitha rrethanat e kësaj ngjarje. /vizionplus.tv




