E mërkurë, 30 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Po i pres kokën mbretit të zi”/ Basha surprizohet për ditëlindje: Meqë ia preva, po e ha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha feston këtë të shtunë ditëlindjen e 47-të.

 

Reklamë

Me këtë rast, ai mori një surprizë nga të rinjtë e FRPD, të cilët u mblodhën jashtë selisë blu për t’i kënduar “Shumë urime për ty” dhe për të uruar liderin.

 

Torta kishte pamjen e një loje shahu dhe për rrjedhojë, nuk munguan as batutat.

 

“Po i pres kokën mbretit të zi”, tha Basha.

 

Pasi e preu, shtoi: “Meqë ia preva, po e ha”, duke shkaktuar të qeshura te të rinjtë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë