Të gjitha bizneset që kryejnë evazion fiskal me pagat do të përballen me masa penale, ky ishte paralajmërimi i fundit i bërë nga Kryeministri Edi Rama gjatë takimit konsultativ me përfaqësuesit e kompanive.
Lexo edhe :
Related Posts
“Kemi një problem të madh me deklarimin e pagës reale. Një problem shumë i madh që ne jemi shumë të vendosur ta adresojmë dhe të mos presim përmirësimin gradual, por të kërkojmë përmirësim të shpejtë dhe një adresim të shpejtë. Besoj se kompanitë nuk do jetë nevoja të vihen në presionin e masave të rënda administrative, dhe me gjasë edhe penale për grabitjen e pensioneve. Kjo është grabitje. Është fjalë shumë e rëndë, është një turp shumë i madh, është një sjellje që ka marrë statusin e vijës së sjelljes në shumë biznese, me një mungesë përgjegjshmërie që jam i sigurt që kur u thua grabitje mund të ndihen të fyer, por kjo është grabitje”, tha Rama.
Për kreun e qeverisë mosdeklarimi real i pagave, ndikon në xhepin dhe jetesën e pensionistëve.
“Ne kemi detyrimin si qeveri të bëjmë çmos që jeta e tyre të jetë sa më e qetë, që kushtet e jetës së tyre të përmirësohen sa të jetë e mundur dhe ata që krijojnë punë në këtë vend që janë sipërmarrjet dhe që paguajnë për punën, kamë detyrimin që çdo qindarkë, të çdo pagese, për çdo person që i takon pensionistëve, tu shkojë pensionistëve”, u shpreh Rama.
Qeveria ka premtuar një skemë të re pensionesh, por ende nuk janë bërë me dije detaje të saj. Ndërsa bonusi i fundvitit këtë dhjetor pritet të jetë më i madh për të moshuarit. /vizionplus.tv






