E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Po festonte një natë më parë, ish-futbollisti i Serie A gjendet i vdekur në hotel

Andrea Capone, ish-futbollisti i Cagliarit, u gjet i vdekur në një hotel me një goditje në kokë pasi kishte festuar.

Policia, e cila nuk përjashton që ish-futbollisti të ketë pësuar infarkt, po heton shkaqet e vdekjes .

Andrea Capone, i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2010, luajti gjatë gjithë karrierës së tij për Cagliari, Sora, Treviso, Vicenza, Grosseto dhe Salernitana.

“I gjithë Cagliari Calcio pranon me ankth dhe pikëllim të thellë lajmin për vdekjen e Andrea Capone, i cili vdiq në moshën vetëm 43-vjeçare”, shkroi klubi italian në postimin e bërë, një ekip me të cilin Capone luajti 123 ndeshje dhe shënoi 12 gola.

Vazhdo të lexosh

Reklamë