Një 75-vjeçar ka ndërruar jetë në fshatin Gjevar në Peqin.

 

 

I moshuari ka qenë duke ecur me karrocë që drejtohej nga një kalë teksa është rrëzuar e ka ndërruar jetë.

 

 

Elbasan/Informacion paraprak

 

Rreth orës 20:50, në fshatin Gjevor, Peqin, dyshohet që shtetasi F. H. , 75 vjeç, duke lëvizur me karrocë që tërhiqej nga një kafshë dore (kalë), dyshohet se ka rënë nga karroca dhe për pasojë ka humbur jetën.

 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *