Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për shfrytëzim të Portit Të Durrësit.

 

Gjatë takimit të tij në këtë qytet Berisha tha se Rama po e asgjeson portin duke e marrë nga duart e qytetarëve të Durrësit.

 

“Unë mora një shembull, po i rikthehem prapë, ja ku e kemi portin, ka qenë për Durrësin arterie jete, arterie kryesore jete në shekuj. Nëse Durrësi në kohëra të mira është zmadhuar, ka lulëzuar, Portin ka patur si burimin më të fuqishëm të jetës dhe zhvillimit të tij. Një ditë prej ditësh i vihet syri për të hapur sheshe ndërtimi, do bëjmë Dubain këtu, tha, Edi Rama. S’kemi nevojë të bëjmë Dubai ne, ne kemi Dubain e Europës, Dubai është atje ku është. E merr një Port 3 mijë vjeçar, e çon de facto drejt asgjësimit dhe merr 1 milion m2 tokë për të ndërtuar me kompaninë e tij, ose të klientelës së tij, pallate, çdo cm e asaj toke është e juaja, është e qytetarëve të Durrësit, aty ka djersë, mund, jetë të humbura, jetë të shkrira në shekuj dhe mijëvjeçarë dhe ky vjen e grabit si pa të keq fare.”

 

Berisha tha gjithashtu se qytetarët kanë frik të flasin për realitetin në vend pasi sipas tij Rama po kryen arrestime masive për arsye absurde.

 

“A mund t’i ndodhë një kombi tjetër kjo? Jo, nuk i ndodh, absolutisht jo. E krijoi ndërmarrjen, tha është e sheikut, sheiku tha pas një viti që nuk është e imja dhe e shiti, ia shiti po këtij. Shembuj të tillë janë të përditshëm. Ç’po ndodh me shqiptarët? Hiç thotë tjetri, hiç se ka frikë të flasë, sepse me arrestime masive për fatura drite, fatura uji, u ka kallur njerëzve frikën dhe kjo është e vërteta. Po ikim, thotë tjetri, ky vend nuk bëhet. A ka goditje më të rëndë, a ka dënim më të rëndë për një vend nëse banorët e tij thonë se nuk bëhet, në një kohë kur është vendi i pasurive përrallore, më mahnitëse. Ka një topitje në shoqërinë tonë dhe mision i vërtetë për të çtopitur këtë shoqëri, ky mision është i PD-së, është i juaji, i anëtarëve, i mbështetësve të kësaj partie.

Ky vend do dalzotës dhe jo indiferentë.” – deklaroi Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *