E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Plumbi i Artë”/ Tensione dhe përplasje në Gjykatën e Posaçme, shtyhet sërish seanca

Ilustrim · Vizion Plus

Pas rreth tre orësh tension dhe kaos, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka ndërprerë dhe shtyrë për një datë të re seancën gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë”, pa mundur që për të dytën herë radhazi të nisë marrjen e dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Skerdi Tasi.

Seanca u ndërpre pas largimit të avokatit Genti Rumano, mbrojtës i të penduarit Henrik Hoxhaj, i cili deklaroi se hiqte dorë nga mbrojtja e klientit të tij.

Pas braktisjes së sallës nga avokati, gjykata e gjobiti Rumanon me 100 mijë lekë. Ndërkohë, të gjithë të pandehurit kishin braktisur sallën më herët.

/vizionplus.tv

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh