Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vlerësimin e masave të sigurisë.
Në mëngjes, në ambientet e gjykatës u paraqit Pajtime Fetahu, ish-gjyqtarja e Elbasanit, e cila ndodhet në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” sepse ka dyshime se ka gjykuar subjektivisht anëtarët e grupeve kriminale.
Trupa gjykuese vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë për të gjatë seancës që u zhvillua e veçuar nga 11 personat e tjerë të prangosur gjatë operacionit.
Ish-gjyqtarja u prek në sallën e gjyqit, duke pretenduar se nuk ka dijeni për akuzat që janë ngritur ndaj saj, ndërsa në përfundim të gjyqit, ajo nuk dha koment për mediat.
Para trupës gjykuese edhe të arrestuarit e tjerë, mes të cilëve shefi i krimeve në Durrës, Augstin Cinari dhe nëndrejtori i burgut të Bradasheshit, Martin Musaj.
SPAK finalizoi megaoperacionin “Plumbi i Artë 2” mesditën e 31 korrikut, duke prerë 36 urdhërarreste, përfshirë edhe lëshimin e një urdhri të ri për prangosjen e të shumëkërkuarit Talo Çela.
Ky operacion zbardhi aktivitetin kriminal të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, të cilët u fuqizuan ndër vite falë trafikut të kokainës në Evropë dhe krijuan bandën e tyre, duke nisur në vitin 2018 eliminimin e kundërshtarëve përmes vrasësve me pagesë.
Hetimet e SPAK zbardhën se ata janë përgjegjës për masakrën e Bradasheshit, ku mbetën të vdekur Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk.
Vëllezërit Çopja akuzohen edhe për grabitjen e bujshme të parave që ndodhi në prill të vitit 2019 në pistën e Rinasit, ndërsa nga hetimet ka dalë në pah se ata kanë pastruar para në mënyrë të vazhdueshme në Shqipëri, duke investuar në pasuri të patundshme apo në ndërtimin e godinave./vizionplus.tv