Subscribe

Shtëpia e Denis Shtrazës, një nga personat e dyshuar për marrjen peng dhe vrasjen e Gazmend Çollakut më 5 janar të këtij viti, është qëlluar me breshëri automatiku rreth një orë pas mesnate duke u gdhire e enjtja. Në momentin kur banesa është qëlluar, në shtëpi kanë qenë 4 anëtarët e familjes, por plumbat kanë prekur vetëm nipin e Denisit. I mituri 12-vjeçar është dërguar në spitalin e Durrësit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësorë, ndërsa më pas është transferuar në Tiranë, për një ndërhyrje më të specializuar. Pas ngjarjes, babai i Denis Shtrazës tha se shtëpia e tij u qellua me 30 plumba kallashnikovi. Policia ka marrë dëshmitë e familjarëve, ndërsa dyshon se ngjarja lidhet me një hakmarrje të mundshme ndaj Shtazes, pasi ai është akuzuar për vrasjen e Gazmend Çollakut dhe aktualisht ndodhet ne burg. 33-vjeçari Denis Shtaza nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai është me precedentë penale, i dyshuar si anëtar i një grupi kriminal që vepron në zonën e Durrësit, Fushe Krujës dhe Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *