Plumba kundër policisë në Elbasan/ Dy të plagosur
Dy persona kanë mbetur të plagosur nga ngjarja e rëndë që po ndodh në Elbasan.
Një person I pozicionuar në një shtëpi brenda një pallati në lagjen “11 nëntori”, ka gjuajtur herë pas herë drejt forcave të rendit që kishin shkuar në vendngjarje pas njoftimit për një konflikt në familje.
Dy personat e plagosur janë kalimtare.
Policia e Shtetit e konfirmoi lajmin për plagosjen e kalimtareve në momentet e para kur ky shtetas ka filluar të qellonte ne drejtim te Policise.
Banesa ku është fshehur autori është e rrethuar nga Forcsat Shqiponja dhe ne ndihme po mbërrijne forcat RENEA dhe FNSH.
Herë pas herë ky shtetas vazhdon të qëllojë në drejtim të uniformave blu të cilat jane pozicionuar dhe kane vendosur menjehere perimetrin e sigurise dhe vijojne ti bejne thirrje persontit te dorezohet.




