E premte, 18 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plumba drejt Ervis Martinit, vritet truproja i tij/VIDEO

Ilustrim · Vizion Plus

Tirana tronditet nga një atentat me armë zjarri, një person  i identifikuar si Fabjol Gaxha është vrarë në zonën e Bllokut, i cili dyshohet se ka qenë truproja i Ervis Martini.

 

Martini behet me dije se ka mbetur i plagosur bashkë me shtetasin Leart Hato.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50 në një nga lokalet e ish-Bllokut ku është qëlluar me armë nga brenda nje bar restoranti, në drejtim të një tavoline ku ishin pesë persona.

 

Agresori ka qëlluar pas një konflikti fillimisht verbal, ndërsa plumbat kanë prekur tre prej atyre që ndodheshin në tavolinë.

 

Ndërkohë dy të  plagosurit  janë dërguar në Spital Ushtarak për të marrë ndihmën e pare mjeksore.

 

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në rrugët kryesore të kryeqytetit dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

 

 

 

https://www.facebook.com/VizionPlusTV/videos/2175990445769650/

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh