Subscribe

Policia e Elbasanit ka zbardhur vrasjen e Madrit Ulqinakut, i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në mes të qytetit.

 

Vrasja erdhi pas një konflikti me viktimës dhe disa personave të tjerë qe mesa duket ka nisur fillimisht ne rrjetet sociale dhe me tej u transferua ne lokal ku palet lane takim te sqaroheshin.

 

Ndërkohë blutë kanë arrestuar një 18-vjeçar me iniciale E.D, i cili rezulton si i përfshirë në vrasjen e 33-vjeçarit.

 

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një thikë dhe një dorezë metalike. Policia ka shkuar sërish paraditen e kësaj të enjteje në vendin e ngjarjes për të gjetur prova materiale.

 

Mësohet se janhttps://www.youtube.com/watch?v=ufsEXCRJZc8w shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë. Sipas hetuesve, rezulton se një tjetër 18-vjeçar me iniciale H.P, i cili është shpallur në kërkim, eshte autori i cili qëlloi me armë zjarri.

 

Madrit Ulqinaku mbeti i vdekur në vend pasi u qëllua me pistoletw pasi doli nga lokali ku po pinte kafe, në afërsi të bulevardit kryesor të qytetit.

 

Dyshohet se autori është ndihmuar nga dy personat e tjetër për t’u larguar, ndërsa policia ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave te sigurisë në zonë.

 

Viktima nuk kishte precedent të mëparshëm penal, ndërkohë që ai kohët e fundit jetonte mes Italisë dhe Elbasanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *