Subscribe

Tekniku i kondicionerit Indrit Çelaj i cili u plagos me plumb në kokë mesditën e së enjtes teksa po punonte në një vilë në rrugën “ Muhamet Gjollesha ” në kryeqytet nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra, duke ndruar jetë në spitalin e traumës mëngjesin e së premtes.

 

Hetimet e policisë çuan në zbulimin e një skenari për të mbuluar vrasjen dhe fshehur autorët e vërtetë të krimit.

 

Uniformat blu shpallën në kërkim dy djemtë e pronarit të vilës, Griseldo dhe Albano Kusi, 31 dhe 28 vjeç të cilët dyshohet se janë autorët e vrasjes së 26 vjeçarit.

 

Sipas burimeve konflikti ka nisur pas pakënaqsisë së vëllezërve Kusi për mënyrën e kondicionimit të ambientit, konflikt qe degjeneroi në përdorimin e armës.

 

Për ngjarjen policia arrestoi edhe pronarin e vilës Bujar Kusi dhe 3 shtetasit e tjerë Edmond Sula, Ferdinand Bakalli e Luan Çaka  me akuzën e “Moskallëzimit të krimit” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e së vertetes”.

 

Ata kanë qenë prezent ne momentin e plagosjes së rëndë dhe jo vetëm që nuk kanë njoftuar policinë sipas detyrimit ligjor por kanë tentuar të fshehin ngjarjen.

 

Sipas burimeve për të shpëtuar vellezërit Kusi ata kanë ndërmjetësuar me  27 vjeçarin Lorenc Veliajtë cilin e kishin të njohur, që të merte përsipër ngjarjen duke qenë se ai ishte në kërkim dhe kjo gjë nuk do ti kushtonte gjë.

 

Por ky i fundit u ndalua nga policia gjatë orëve të natës dhe rrëfeu të gjithë skenarin duke nxjerr zbuluar planin për të mbuluar plagosjen që u kthye në vrasaje e për më tepër për motive banale që i morën jetën punëtorit 26 vjeçar Indrit Çelaj.

 

Vëllezërit Kusi të shpallur në kërkim për vrasjen rezultojnë me precedente të tmerrshëm penal dhe kanë arritur ti shpëtojnë drejtësisë me vetëm pak vite burg.

 

Në vitin 2010 në atë kohë 19 vjeç Albano Kusi vrau kushëririn e tij Shkëlqim Nozli në afërsi të Krabës për një borxh prej 650 eurosh.

Ndërkohë vëllai tjetër Griseldo Kusi rezulton i arrestuar për dy tentativa vrasje.

 

E para në vitin 2011 kur ishte vetëm 23 vjec dhe plagosi Maksut Hysën në fshatin Mnik të Tiranës dhe plagosja tjetër në vitin 2012 kur qëlloi mbi Boiken Spahiun me të cilin kishte një te cilin kishte konflikte për cështje lëndësh narkotike në Angli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *