E diel, 18 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Plotësohet skuadra e finalistëve,dy konkurentët e fundit të “Albania’s got talent” siguruan biletën

Briselda Yzeiri dhe Andi Hyso, janë dy konkurrentët e fundit që u zgjodhën nga juria për t’iu bashkuar finalistëve të spektaklit “Albania’s got talent”. Kështu është plotësuar i gjithë mozaiku i përbërë nga 12 finalistë që do të dhurojnë një spektakël të vërtet me talentet e tyre në fnalen e madhe.

Gjysmëfinalja e fundit ishte plot emocione, duke vërtetuar dhe njëherë se ky prodhim i Vizion Plus gjatë këtij sezoni ka qenë një sukses i vërtetë.

Reklamë

Mbrëmja nisi me energjinë e pashtershme Geron Papës, 11 vjeçarit baterist dhe vijoi me Betim Asanin, i cili edhe këtë herë befasoi jurinë me artin e tij.

Po aq emocione të bukura dhuroi edhe Esper Kalemaj, apo dhe Ejza Xhoxha, e ndjekur nga performanca fantastike e iluzionistit Edmond Murra.

Reklamë

Dymbëdhjetë finalistë mes të cilëve vetëm 1 do të rrëmbej çmimin e madh prej 20 mijë eurosh. Gara është e fortë, por mbi të gjitha talentet janë të mëdha, dhe kjo është dëshmuar përgjatë këtyre javëve ku juria shpesh është vënë përballë dilemash dhe zgjedhjesh të vështira.

Por kush prej konkurrentëve do të jetë fitues i edicionit te dyte të “Albania’s got talent”? Për të mësuar këtë por për të përjetuar emocione të vërteta ky spektakël që theu çdo rekord televiziv ju lë takim në një finale të jashtëzakonshme, vetëm në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë