Këshilli i Eërimeve në Drejtësi është mbledhur sot për të vendosur fatin e dy vendeve bosh në Gjykatën Kushtetuese.

 

Të dy këta gjyqtarë duhet të zgjidhen nga Presidenti i Republikës Ilir Meta. Për njërën vakancë sot Këshilli merr vendimin final për t’i nisur kryetarit të shtetit emrat e Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo.

 

Në momentin që presidenti zgjedh njërin prej dy kandidatëve Gjykata Kushtetuese bëhet me 6 anëtarë dhe mund të funksionojë normalisht.

 

Po sot Këshilli i Emërimeve merr vendim për Zhaklina Peton, e cila është skualifikuar dy herë, por të dyja herët Gjykata Administrative e ka kthyer në garë. Nuk priten surpriza nga kjo mbledhje e Zhaklina Peto pritet të skualifikohet sërish dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do t’i çojë presidentit kandidaten e vetme në garë Sonila Bejtja, e cila do të jetë anëtarja e 7 e Gjykatës Kushtetuese.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *