Subscribe

Historiani Olsi Jazexhi dhe ish-Myftiu i Tiranës Ylli Gurra janë përplasur në debat me njëri tjetrin ndërsa diskutonin mbi poligaminë e kirurgut 42-vjeçar Dervish Hasi i cili veç tre grave që kishte në shtëpi donte të martohej dhe me një të katërt e cila ishte vetëm 16-vjeç.

Gurra deklaroi në studion e “Vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti në Vizion Plus, se rasti i kirurgut nuk ka aspak lidhje me myslimanizmin, sikundër po linçohet feja islame në publik.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas tij Kurani flet qartë, pasi në këtë libër të shenjët Zoti la përçuar mesazhe për të gjitha kulturat dhe popujt.

Por për historianin Jazexhi, askush nuk duhet të flasë për Kuranin, duke shtuar se është e qartë se në Shqipëri ka histeri ndaj myslimanëve, dhe se poligamia është e lejuar në fe.

Pjesë nga biseda:

Ylli Gurra: Sigurisht që një pjesë e mirë e myslimanëve normalisht që janë goditur. Unë jam i tronditur nga rasti i minorenes. Mosha, marrja nëpër këmbë e një vajzë minorene aprovimi familjar nuk ka qenë. Përmes ekranit të Vizion Plus dëshiroj të jem zëri i përkundur karshi përbuzjes së myslimanëve. Kurani për mrekullinë e vet në kapitullin për fermrat e kushtëzon mbajtjen vetëm një bashkëshorte.

Olsi Jazexhi: Mos fol mbi Kuran.

Ylli Gurra: Kurani nuk i kufizuar në koherencë, nuk është i kufizuar në kontekste kombëtare, i tejkalon të gjitha. Në raste shumë specifike të një kombi, kulture apo tradite është lejuar poligamia. Por përkufizimi: Duke qenë se ju nuk mund të jeni të drejtë me një dy, tre, katër bashkëshorte për ju është më mirë dhe ju jeni më të drejtë dhe ju e keni më të mundshme me një grua. Martesa nuk është vetëm në vitet e rinisë, ka përgjegjësi mbi fëmijët, bashkëshorten, shoqërinë dhe më shumë se kaq.

/Vizionplus.tv/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *