Subscribe

Në pjesën e tretë të emisionit “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, ishte i ftuar piktori Bruno Kaceli, i cili ka folur për ekspozitën “Plein Air”.

Kaceli tha se ky është viti i nëntë që zhvillohet kjo ekspozitë ku peisazhistët më të mirë shqiptarë ekspozojnë punimet e tyre.

Kaceli tha se nga viti në vit është rritur prezenca dhe interesi i publikut.

“Ndjehet prezenca e publikut, është një kontribut i madh ky që kemi bërë ne. Janë nëntë vite që ekspozojmë punët tona”, tha Kaceli.

Ndërsa kuratorja  e ekspozitën Xheneta Kadillari, theksoi se puna artistike me peisazhet është dhe një vepër historike.

Këto punime kanë edhe një vlerë të madhe historike, pasi ruajnë në mëmorie peisazhet, pasi siç ju e dini gjithmonë do të ketë ndryshime”, u shpreh ajo në Vizioni i pasdites.

Ekspozita “Plein Air” do të jetë e hapur deri në datë 14 për të gjithë qytetarët, të cilët do të kenë mundësinë për të parë peisazhet e piktorëve shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *