Subscribe

Lumi i Matit është nje nga shembujt e ndotjes nga papërgjegjshmëria e njeriut. Mbeturinat qe hidhen kudo nga banoret, ne dite reshjesh përfundojnë ne lume. Sasi te tera plehrash dhe qesesh plastike, kane mbuluar bimësinë ne te dyja krahët e lumit. Edhe pemët me te larta, për fat te keq nuk i kane shpëtuar ndotjes.

 

Banore te zonës kërkojnë ndërhyrjen emergjente te pushtetit lokal, madje edhe masa me drastike se Tirana, me ndalimin e përdorimit te qeseve plastike.

 

Dy bashkitë përgjegjëse dhe ku kalon i njëjti lume, ajo e Klosit dhe e Matit po mendojnë nje iniciative te përbashkët, per pastrimin e tij ne nje gjatësi prej 30 kilometrash.

 

Lumi i Matit është përdorur per turizëm gjate stinës se verës, por nje situate e tille e bën te pamundur jo vetëm shfrytëzimin e ujit, por dhe qëndrimin pranë tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *