Subscribe

Studentet e “Aleksandër Moisiut” në Durrës, pedagoget dhe banoret e zones se Porto Romanos protestojnë kundër djegies së plehrave pranë godinës së këtij universiteti.

 

Vendgrumbullimi i mbetjeve i percaktuar nga Bashkia e Durresit është vetëm 1 km larg këtij institucioni të arsimit të lartë dhe djegia e plehrave e bën situatën vërtet shumë të rëndë.

 

Studentet këtë të premte kanë lënë orët e mësimit dhe kanë dalë në proteste duke kërkuar zhvendosjen e vendgrumbullimit të mbetjeve larg zonës së universitetit.

 

Ne letren e tyre derguar pushtetit vendor dhe mediave, ata sqarojne se menaxhimi i mbetjeve ne kete vendgrumbullim kryhet prej vitesh ne shkelje te ligjit ndersa duhej te ishte mbyllur ne vitin 2015 per te nisur rehabilitimin e zones, gje e cila nuk ka ndodhur.

Studentet i kerkojne Bashkise se Durresit, Ministrise se Mjedisit dhe qeverise qe te nderhyjne per te marre masa te menjehershme per te mos hedhur me plehra ne kete zone, per te kontrolluar mos djegien e plehrave qe jane aty e per te nisur gjithashtu edhe largimin e mbetjeve nga vendgrumbullimi per te shkuar deri ne fund tek rehabilitimi i zones, qe eshte kthyer ne nje vater semundje e kercenimi serioz te jetes per 20 mije studente dhe mijera banore.

 

Me poshte deklarata e plote e studenteve te Universitetit “Aleksander Moisiu”.

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *