Subscribe

Pavarësisht se konsiderohet i rrezikshëm, plazhi i Porto Novës në Vlorë edhe këtë vit po tërheq turistë të huaj.

 

Pushues nga Gjermania, Kolumbia por dhe vende të ndryshme të botës kanë mbërritur me kampera në këtë gji bregdetar për të kaluar disa ditë.

 

Ata shprehen të mahnitur nga burkuria natyrore ndërsa thonë se do të kthehen sërish.

 

TURISTE

 

Jam nga Kolumbia. eshte hera e pare qe mberrij ketu dhe me duhet te them se jam  e mrekulluar me ate cfare kam pare dhe gjetur ketu.Vec Vlores kemi qene dhe ne Durres,nje tjeter vend i bukur,tashme ne vijim do te shohim te tjera vende. Sigurisht do te rikthehem nje dite serish. Cdo gje eshte perfekte.

 

TURIST

Kemi udhetuar nga Greqia dhe para se te vinim ne Vlore kemi vizituar dhe Korçen,Permetin e ndonje qytet tjeter. Jemi nga Gjermania. Kemi degjuar nga miqte tane per kete vend dhe jemi e ndihemi mjaft mire.

 

TURISTE

 

Jemi nga Duseldorf. Jemi nje cift qe kemi mberritur vetem sot ketu. Kemi ardhur nga Brindisi me traget ne Vlore dhe pastaj ketu. Ështe dita e pare,mengjesi i pare dhe mund te them se ndihemi me fat qe kemi gjetur kete vend te mrekullueshem dhe kete pamje qe rralle e gjen.

 

TURISTE

Edhe ne jemi nga Gjermania,nga Koln,vijme ketu per here te pare dhe kemi gjetur nje zone fantastike,nuk di ta pershkruaj, edhe miq kemi gjetur. Vendi dhe njerezit jane te mrekullueshem.

 

Plazhi i Porto Noves në Zvërnec prej kohësh po tërheq pushues të shumtë, kryesisht aventurierë; ndonëse si zonë cilësohet e rrezikshme nga specialistët për shkak të dallëgëve të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *