Subscribe

Edhe këtë sezon turistik në Vlorë problematikë mbetet mungesa e vrojtuesve të plazheve. Ndonëse një punë sezonale që mund të grumbullojë të ardhura, interesi i të rinjve ka qenë i pakët për t’u trajnuar.

 

Kjo sipas instruktores së vrojtuesve Leneda Kamberaj për dy arsye; E para se administratorët e plazheve private e bëjnë vetë këtë kurs për të mos paguar persona të tjerë e nga ana tjetër në plazhet publike autoritetet nuk kanë marrë asnjëherë masa për të siguruar mbulesë vrojtuesish që t’u vijnë në ndihmë pushuesve në raste emergjence.

 

 

LENEDA KAMBERAJ – INSTRUKTORE E VROJTUESVE SE PLAZHEVE

 

Vetëm këtë sezon qendra jonë ka trajnuar 27 persona. Janë dhe 6 në proces trajnimi. Të gjithë këta që kemi trajnuar janë vetëm pronarë plazhi. Kemi dhe 25 persona që kanë bërë rinovim të kartës së vrojtuesit. Pronarët e bëjnë vetë këtë kurs. Pronari nuk ka dëshirë t’i punësojë këta persona dhe e bëjnë vetë. Sa i përket plazheve publike, nuk janë trajnuar asnjëherë persona.

 

Përgjatë gjithë vijës bregdetare të bashkisë Vlorë funksionojnë 184 parcela plazhesh, 84 prej të cilave hapësira publike. Por edhe këtë sezon verore kullat e vrojtimit në këto plazhe do të jenë bosh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.