Kryeministri Edi Rama ishte sot në Fier për të inspektuar disa investime të rëndësishme në infrastrukturën e fshatrave përreth bregdetit.

 

I tillë është projekti për ndërtimin e urës së madhe në rrugën Fier-Seman, që lidh plazhin e Semanit me Darzezën, duke i dhënë akses turistëve për t’i frekuentuar të dyja zonat turistike njëkohësisht.

 

“Këtu jemi në fazën e ndërtimit të urës së madhe. Kjo është pjesë e rrugës së projektit të Semanit, nga Fieri në Seman, projekt që e kemi shpalosur para 2 vjetësh e për fat të keq pati një ndërprerje për shkak të dy plagëve që na ndodhën, tërmetit dhe pandemisë megjithatë ju falenderoj se u gjet mundësia që pavarësisht të fillonim me një nga veprat e artit, urën më të madhe, që besoj për 3-4 muaj përfundon dhe hedhim një hap të sigurt për vazhdimin e projektit. – u shpreh Kryetari I Bashkisë së fierit Armando Subashi, i cili shpjegoi se  “Kjo është ura ku ndahen rrugët për Seman dhe Darzezë, janë dy plazhet e rëndësishme të Fierit duke filluar nga Karavastaja e deri në grykderdhje të Vjosës. Kështu që besoj se fillimi i atij projekti nëpërmjet kësaj ure, është hapi i parë dhe shumë i rëndësishëm drejt asaj strategjie që kemi ngritur për zhvillimin e zonës bregdetare që fatmirësisht vazhdon të jetë e virgjër. Kjo na jep mundësinë që edhe kundrejt një masterplani që e kemi biseduar të bëjmë gjënë e duhur në këtë vijë bregdetare. Këtu jemi në vijë mbarë në këtë projekt që po financohet nga qeveria përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit.”

 

Kryeministri Rama theksoi se me këtë zhvillim zona bregdetare do të marrë një tjetër dimension:  “Projekti është që plazhi të marrë një tjetër akses dhe dimesion se është plazh fantastik.” – u shpreh ai.

 

Ndërkohë ka përfunduar një tjetër projekt, Ura e Darzezës me të gjithë parametrat e nevojshëm. Struktura e vjetër dhe e amortizuar e urës së ndërtuar para viteve’90, shpeshherë e rrëzikshme për udhëtare e mjete ka sjellë domosdoshmërinë e zëvendësimit të saj me një ndërtim të ri, nga themelet.

 

Ura e re që do të mundësojë lidhjen e fshatit Darzezë me qytetin e Fierit do t’i përgjigjet parametrave të zhvillimit urban, industrial e tregtar të zonës, duke lehtësuar ndjeshëm komunikimin e njërëzve dhe automjeteve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *