Drejtorja e Agjencia Konbëtare e Turizmit, Kornela Ferizaj në emisionin “E-Zone” të gazetares Rajmonda Lajthia, masat e sigurise që duhet të marrin hotelet këtë vit.

 Ajo tha se çdo hotel do të ketë një koordinator për COVID-19. Ai do të masë temperaturë e çdo klienti, do të sigurojë që të ruhen masat e higjienës.

“Edhe distanca në plazh është shumë e rëndësishme që të ruhet, 3 metra. Ka elementë sigurie, por ne kemi një siguri nga biznesi që ata janë të parët që duan të zbatojnë këto masa për të ruajtur shëndetin dhe imazhin. Kemi një konsesus me operatorët privatë për këtë çështje.”

Kornela Ferizaj garantoi se gjithë vija bregdetare do të jetë në dispozicion të qytetarëve gjatë sezonit turistik 2020.

Drejtorja e AKT theksoi se momentalisht po disktutohet me krerët e bashkive për të vendosur sa përqind do të menaxhohet nga ata, sa nga strukturat akomoduese dhe sa nga restorantet për të garantuar edhe mirëmbajtjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *