E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Plazh edhe ne stinën e vjeshtës

Kapriçot e motit kane bere qe shume njerëz t’i kthehen detit pavarësisht se jem ne muajin nëntor dhe vjeshta është drejt fundit. Temperaturat e pazakonta per stinën kane mbushur bregdetin.

 

Vlora ofron mundësi të shumta për të kaluar një fundjave. Ndaj edhe ditët e para te nëntorit eshte vene re prania e dhjetëra pushuesve jo vetëm banore te qytetit, por edhe te ardhur te nga rrethet e tjera te vendit.

 

Pushuesit thonë se temperaturat jane ideale për të notuar dhe per te marre rreze dielli.

 

Moti i ngrohtë dhe shtimi i vizitorëve në Vlore ka ndikuar edhe tek bizneset kryesisht lokalet përgjatë lungomares, të cilët shprehen të kënaqur me numrin e frekuentuesve veçanërisht gjatë fundjavave.

 

Pushuesit i janë drejtuar ditët e fundit jo vetëm Vlorës,  por edhe bregdetit te Durrësit e Shëngjinit.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video