Subscribe

Vlora dhe Durrësi vijojnë të jenë qytetet ku pushimet verore nuk zgjatin vetëm 3 muaj por shkojnë edhe më tej.

 

Edhe këto dite shtatori ne Vlorë janë të shumtë pushuesit vendas dhe të huaj që kanë zgjedhur bregdetin e jugut për të kaluar fundjavën.

 

Jam nga Irlanda. Kam një jave këtu, çdo gjë është shumë bukur. Na pëlqen shtatori sepse nuk ka shumë njerëz dhe Deti është shumë I pastër. Kemi një eksperiencë të mrekullueshme me shqiptarët, janë shumë mikpritës dhe shoqëror. Vijnë pranë nesh dhe na japin ujë kur jemi duke ecur me biçiklete.

 

Jemi nga Polonia dhe është hera e parë që vijmë në Shqipëri. Çdo gjë këtu është bukur dhe njerëzit janë shumë pozitiv.

 

Plazhet e juaja janë shumë të pastra dhe të ngrohta, është koha perfekte për të bërë pushime. Ndaluam këtë që të notojmë, na pëlqeu uji.

 

Ata shprehen se kanë zgjedhur pikërisht të pushojnë në muajin shtator pasi preferojnë qetësinë, ku qyteti nuk është i populluar ndjeshëm, duke shmangur në këtë mënyrë trafikun e rënduar por edhe zhurmën e tepër që ofron Vlora gjatë pikut te sezonit veror

 

Por edhe Durrësit në këtë fillim shtatori nuk mbetet pas.

 

Pushuesit kryesisht të ardhura nga Kosova dhe Maqedonia qe e shohin bregdetin si një zgjedhje e mirë për të pushuar. Temperaturat e larta, pastërtia por edhe qetësia që të ofrohet në këtë stinë, larg fluksi të sezonit bën që plazhi të mos braktiset ende.

 

Në këtë periudhë plazhistët thonë se gjejnë më shumë hapësira si dhe oferta e çmime më të mira.

 

Me njëjtin numër pushuesish, plazhi i Durrësit përballet çdo vit për aq kohë sa temperaturat e bëjnë të favorshëm frekuentimin e tij.

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *