E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Platforma për dialogun me Serbinë, synohet njohja e Kosovës nga Beogradi e ruajtja e sovranitetit

Kryeparlamentari Kadri Veseli zhvillon këtë të premte një takim me bashkëkryesuesit e delegacionit shtetëror për dialog, Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin për të diskutuar mbi platformën e dialogut me Serbinë, të cilën e ka përgatitur ekipi negociator.

 

Sipas burimeve të mediave kosovare në dokument saktësohet se çdo marrëveshje duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, gjithashtu duhet të ketë njohje nga Serbia, të shfuqizohet Rezoluta 1244, si dhe të krijohet një gjykatë për krimet e Serbisë në Kosovë.

 

Reklamë

Në platforme shkruhet se qëllimi kryesor i Kosovës është të sigurojë njohjen nga Serbia dhe kjo e fundit të pranojë sovranitetin e Kosovës si shtet i pavarur brenda kufijve ekzistues.

 

Dokumenti trajton edhe të drejtat e komunitetit shqiptar që jeton në Serbi, qe duhet të jene të njëjta me ato të serbeve në Kosovë.

 

Prishtina zyrtare vendos si kusht tjetër të drejtat mbi burimet natyrore të Kosovës, posaçërisht ruajtjen e Liqenit të Ujmanit dhe “Trepçës” në veri, të cilat nuk janë të hapura për negocim.

 

Sa u përket krimeve të luftës, personave të pagjetur dhe  viktimave të dhunës seksuale, Platforma thekson se marrëveshja përfundimtare duhet të themelojë një gjykatë speciale për hetimin, ndjekjen dhe gjykimin e krimeve të luftës të kryera nga Serbia në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999.

 

Prishtina zyrtare synon edhe shfuqizimin e  Rezolutës 1244 te OKB-së, përderisa marrëveshja Kosovë-Serbi do të arrihet me ndërmjetësimin e BE-së dhe përkrahjen e SHBA-së.

Më shumë video

Reklamë