Përtej diskutimeve në lidhje me konfliktin institucional për anëtarin e Gjykates Kushtetuese dhe përplasjeve me Presidentin Meta, kreu I qeverisë Edi Rama ripërsëriti nga selia e PS ( ku votoi për delegatet e Kongresit) se objektivi kryesor I qeverisë që ai drejton është nisma që do të prezantohet në 25 nentor për luftën nga krimit, pasurive të vëna nga kjo veprimtari dhe platform kundër KÇK.

 

 

 

Njerëzit duan të tjera gjëra dhe unë dua që njerëzve t’iu japim atë që duan, duke nisur nga 25 nëntori duke prezantuar platformën kundër KÇK, një paketë ligjore mbi bazën e një ligji special kundër krimit të organizuar dhe të gjithë atyre që kanë kryer vrasje e akte të rënda përfshirje në trafiqe për të cilët ka ardhur koha të japin disa llogari të pambyllura. Ligji special do të celë siparin e një lufte të panjohur më parë në Republikë, kundër krimit të organizuar dhe eksponentëve që deri me sot ia kanë dalë të përdorin dhe të kenë pasuri të paligjshme.

 

 

Rama shtoi gjithashtu para gazetarëve se qeveria që ai drejton po punon që të ketë fund mandate sa më të sukseshëm në këto dy vite, para se të vijnë zgjedhjet e vitit 2021.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *