Subscribe

Te hënën Partia Demokratike do te prezantoje platformën anti-korrupsion pjese e te cilës do te jene ndryshimet ne ligjin antimafia por jo vetëm. Nënkryetarja e Komisionit te ekonomisë Jorida Tabaku e cila drejton grupin e punës për sektorin e ekonomisë sqaron se opozita ka propozime konkrete për te luftuar veçanërisht futjen e parave te krimit ne ekonomi.

 

Jorida Tabaku: “Asnjë kompani që ka burime of shore, pra që nuk i ka të deklaruara burimet nuk mund të marrë pjesë në tendera dhe koncesione publike. Asnjë kompani e cila nuk është specifike në fushën e vet dhe sapo është krijuar nuk mund të marrë pjesë në tendera publikë dhe koncesione.”

 

PD synon qe nëpërmjet ndryshimeve ligjore te arrihet gjurmimi i parave qe vijnë nga krimi i organizuar.

 

“Kemi propozuar identifikimin e burimeve për cdo investim publik ose privat sepse ka pasur një shqetësim për rritjen e ndërtimit me fonde të pajustifikuara nga fondi bankar.”

 

Opozita mungoi ne séance e se enjtes ku iu hap rruga ndërtimit te teatrit te ri por tabaku thekson se PD nuk tërhiqet nga mbrojtja e godinës aktuale.

 

“Një gjë është e qartë PD është kundër prishjes së teatrit dhe do ta mbrojë atë godinë historike, jo vetëm si një shembull të prishjes së identitetit të Tiranës por dhe si shembulli më flagrant i shkeljes së Kushtetutës dhe së paku 5 ligjeve.”

 

Prej kohesh PD po përgatitet qe te godasë ligjin qe i hap rruge ndërtimit te teatrit te ri ne Gjykatën Kushtetuese, ne momentin qe ajo do te plotësohet

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *