Shkencëtarët u bien kambanave te alarmit pasi kane gjetur mikroplastikë në tokën tonë, ne det, tek uji në shishe, birra dhe madje edhe në ajrin që thithim çdo ditë.

 

Në mbarë botën, prodhohen mbi 330 milionë tonë plastikë çdo vit, çka e shton shumë mundësinë e burimeve të ndotjes nga mikroplastika rreth e rrotull nesh.

 

Ndërsa ka pak njohuri në lidhje me efektet e saj tek bimët apo në zinxhirin ushqimor më të gjerë, verifikimet kanë treguar nivele të larta inflamacioni tek krimbat e tokës të ekspozuar ndaj mikroplastikës.

 

Mikroplastika është e pranishme edhe ne ajër janë. Pasi këto plehra thahen, një pjesë e grimcave mund të ngrihen lart nëpërmjet erës.

 

Shqetësimet mbi rrezikun potencial që paraqet plastika ndaj njerëzve, sa vjen dhe shtohen pasi prodhimi global, pritet të trefishohet deri në vitin 2050. Fakti se disa materiale plastike mund të marrin qindra vjet për tu degraduar, e bën ndotjen një rrezik te madhe dhe te vështirë për ta ndalur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *