Dortmundi po kalon një moment shumë të vështirë në kampionat, çka duket se është pasqyruar edhe në dhomat e zhveshjes.

Verdhezinjtë po lëshojnë shumë terren në garën për titull, pasi në katër ndeshjet e fundit, nuk kanë fituar asnjë prej tyre.

Kjo është një situatë që po rrezikon shumë pozitën e trajnerit Edin Terzic dhe drejtorit sportiv Sebastian Kehl. Në fakt, sipas asaj që raportohet nga Kicker, një takim i të dyve, CEO-s së  klubit Hans-Joachim Ëatzke dhe bordit të drejtorëve Matthias Sammer pritet para fundit të vitit për të bërë një bilanc të situatës.

Ecuria e mirë në Champions League dhe kalimi i grupeve mund të shihet si një dritë shpëtim për teknikun Terzic. Gjithsesi, sesi do shkojnë gjërat, na mbetet të presim e të shohim.

Sky Sport në fakt raporton se disa lojtarë janë kundër Terzic, për shkak të taktikave dhe mënyrës së stërvitjes që preferon “timonieri”. Një prej futbollistëve të pakënaqur është edhe Marco Reus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *