Një 28-vjeçar me inicialet O.S. është arrestuar në Elbasan, pasi duke qenë në gjendje të dehur, në ambientet e lokalit, është konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasit I. M., A. M. dhe B. M. (vëllezër), si dhe ka thyer xhamin e derës së këtij lokali.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt, I. M., 31 vjeç, A. M., 22 vjeç dhe B. M., 33 vjeç, banues në Elbasan.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *