Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur pas një konflikti të ashpër me persona të tjerë.

 

Sipas policisë, në një dyqan lulesh në pronësi të shtetasve D. Gj., dhe K. Gj., (vëllezër), ka ndodhur një konflikt me sende të forta mes këtyre shtetasve dhe vëllezërve Roland Rryçi, Besmir Rryçi, Blenard Rryçi dhe Ahmet Rryçi.

 

Njëri nga vëllezërit Rryçi ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

 

Policia po vijon punën për kapjen e 4 vëllezërve që rezultojnë të jenë autorë të kësaj ngjarje.

 

Krujë/Informacion paraprak

 

Më datë 19.06.2023, rreth orës 19:55, në një dyqan lulesh në pronësi të shtetasve D. Gj., dhe K. Gj., (vëllezër), ka ndodhur një konflikt me sende të forta mes këtyre shtetasve dhe shtetasve R. Rr., B. Rr., B. Rr., dhe A. Rr., (vëllezër), të cilët gjatë konfliktit dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, e më pas janë larguar.

 

Si pasojë (nga përdorimi i sendeve të forta) janë dëmtuar shtetasit D. Gj.,  dhe K. Gj.

 

Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *